INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama me të rinjtë: Si të siguroni më shumë para …kur vendi ecën me një këmbë

Rama me të rinjtë: Si të siguroni më shumë para …kur vendi ecën me një këmbë

Publikuar më: 13:21 20-04-2018

Gjatë kësaj të premteje Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në panairin kushtuar promovimit të arsimit profesional.

Gjatë fjalës së tij kreu i qeverisë u shpreh sese arsimi profesional është një alternativë e mirë punësimi për të rinjtë çka siguron edhe paga më të mira.

Ai theksoi se kjo mungesë dramatike e kaq shumë zanateve e profesioneve në një vend që është në zhvillim, do të thotë as më shumë e as më pak po një vend që ecën jo mbi dy këmbë, po vetëm me një këmbë.

“20% më shumë është mundësia e punësimit e atyre që kryejnë arsimin profesional në krahasim me ata që e kanë një diplomë universiteti. Kjo lidhet dhe me cilësinë mizerabël të shumë diplomave të universiteteve të së shkuarës dhe tanimë të mbyllura, por nga ana tjetër lidhet dhe me urinë e madhe që ka tregu i punës për zanatçinj, profesionistë.Gjithashtu është me rëndësi të përmendet dhe fakti që numri i të diplomuarve në arsimin profesional është rritur me thuajse dyfish krahasuar me një vit më parë. Ne do të vazhdojmë ta nxisim shumë fort arsimin profesional.Po ashtu, statistikat tregojnë qartë që dhe vlera e pagës për nxënësit që mbarojnë arsimin profesional në vendin e tyre të parë të punës është më e lartë se ajo e atyre që mbarojnë arsimin e mesëm të përgjithshëm në vendin e tyre të parë të punës”, tha Rama.

Article Logic
Execution time: 0.0037407875061035