INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Trajtimi i mbeturinave do jepet me koncesion. Ahmetaj debat me Braçen

Trajtimi i mbeturinave do jepet me koncesion. Ahmetaj debat me Braçen

Publikuar më: 17:52 20-11-2018

Vendi ynë nuk trajton dot sasinë e madhe të mbeturinave. Për këtë arsye sot në Komsionin e Ekonomisë u fol se ndërtimi i inceneratorëve do t’u jepet me koncesion privatëve. Po kjo çështje nxiti debat mes kreut të Komsionit të Ekonomisë, Erjon Braçe dhe ministrit të Financave, Arben Ahmetaj, i cili tregoi disa skema financimi. Nga ana e tij, Braçe u tregua skeptik.

Arben Ahmetaj: Aseti kalon pronë e bashkive, pra ka paguar buxheti i shtetit dhe po i lë një pronë që është inceneratori. Ndërsa modeli që zbatohet në Tiranë, që inceneratori ndërtohet nga privati dhe inceneratori do të jetë pronë e privatit, kjo është një model tjetër, sigurisht që bashkitë do të duhet të paguajnë për përpunimin e mbetjeve.
Erjon Braçe: Kam përshtypjen që nuk do të funksionojë për qëllimin final për pastrimin e territorit
Arben Ahmetaj: Tirana?
Erjon Braçe: Jo Tirana jo, po flas për dy inceneratorët e tjerë( Fierit dhe Elbasanit).
Arben Ahmetaj: Këto po funksionojnë, po pastrojnë territorer.
Erjon Braçe: Të them të drejtën, unë shoh që Elbasani është i sigurt po por shoh gjithëndej, më lejoni të bëj veten deputet i asaj zone, po shikoj plehrat që sjellë Shkumbini.


Siç raportoi ministri i Financave vlera totale e kontratave të dhëna PPP është 807 miliardë lekë nga të cilat 391 miliardë lekë për hidrocentralet.

Article Logic
Execution time: 0.0051889419555664