INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Franca në kërkim të studentëve të huaj, çfarë ofron...

Franca në kërkim të studentëve të huaj, çfarë ofron...

Publikuar më: 18:11 20-11-2018

Franca dëshiron të rrisë numrin e studentëve të huaj në universitetet e saj gjatë dekadës së ardhshme, me më shumë se gjysmën e shifrës aktuale dhe do të ofrojë më shumë programe studimi në gjuhën angleze për t’i tërhequr ata.Kryeministri Edouard Philippe, duke njoftuar planin tha se rritja e numrit të të huajve që studiojnë në vend, do të ndihmonte në ndërtimin e ndikimit francez jashtë shtetit.

Numri i studentëve të huaj në universitetet franceze ra me 8.5 përqind gjatë viteve 2011-2016 dhe vendi ka parë rritje të konkurrencës nga Gjermania, Rusia, Kanadaja dhe Kina, tha zyra e kryeministrit.Sipas planit, Franca do të thjeshtojë rregulloret për vizë studentore, por do të rrisë gjithashtu tarifat e shkollimit për studentët jashtë zonës ekonomike evropiane, në mënyrë që të jetë në gjendje të ofrojë lehtësi më të mira.

Megjithatë, tarifat do të jenë akoma shumë më të ulëta se në Britani dhe vendet e tjera fqinje.

Article Logic
Execution time: 0.0033068656921387