INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vijojnë protestat në Francë, bllokohen depozitat e karburanteve

Vijojnë protestat në Francë, bllokohen depozitat e karburanteve

Publikuar më: 13:05 19-11-2018

Ndryshojnë objektivat e protestës së organizuar nga “jelekët e verdhë” kundër rritjes së çmimit të karburantit në Francë: ndërsa vazhdojnë bllokimet e rrugëve në autostrada të ndryshme, sot ata kanë shënjestruar depozitat e karburanteve. Dhjetëra prej manifestuesve i kanë bllokuar ato.

Organizatorë të ndryshëm, të intervistuar nga mediat, kërkojnë reagim nga ana e qeverisë, në veçanti për mundësinë “për t’u pritur në Pallatin Elize nga presidenti Emmanuel Macron”.

Në Loira, në Roanne, një organizator që udhëheq protestën, ka thënë: “Duhet një gjest i qeverisë, një takim me ne. E kërkojmë zyrtarisht. I kërkojmë presidentit Macron të na konsideroj, sepse jemi shumë, nga të gjitha zonat e vendit.

Duam të takohemi, duhet të diskutojmë, nuk kemi pa ta bllokojmë të gjithë vendin pa asnjë motiv. Duhet të nisë dialogu”.

Prej tri ditësh me mijëra qytetarë francezë po protestojnë kundër rritjes të çmimit të karburantit.

Manifestuesit kanë bllokuar rrugët kryesore në shumë qytete duke bllokuar qarkullimin.

Article Logic
Execution time: 0.0041739940643311