INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Si u shpëtua familja e bllokuar nga dëbora në Korçë, makina e tyre rrëshkiti nga... [FOTO]

Si u shpëtua familja e bllokuar nga dëbora në Korçë, makina e tyre rrëshkiti nga... [FOTO]

Publikuar më: 13:07 19-11-2018

Reshjet e dëborës në zonën e Korçës sollën dhe problemet e para. Bëhet me dije se mbrëmjen e djeshme në aksin Boboshticë-Dardhë, në zonën e quajtur Coca-Cola, një makinë brenda të cilës po udhëtonte një familje ka rrëshqitur nga rruga kryesore për shkak të ngricave.

Familja prej katër anëtarësh, kanë kërkuar ndihmë për rreth tre orë tek policia, pasi ishte e vështirë të dilnin.
Pas marrjes së informacionit, policia ka kontaktuar me Prefektin e zonës, i cili më pas ka lajmëruar ARRSH-në, e cila dërgoi punonjësit e saj në zonën ku kishte rrëshqitur makina.

Në qarkun e Korçës, për shkak të reshjeve të dendura të dëborës, trashësia ka shkuar në 1 metër në zonën e Dardhës duke e bërë të pamundur kalimin pa zinxhirë.

familajja.jpg

 

familja.jpg

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0025439262390137