INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
''Të Bashkuar në Muzikën dhe Kujtimin e Skënderbeut''. Koncert madhështor në nder të Heroit tonë Kombëtar [FOTO]

''Të Bashkuar në Muzikën dhe Kujtimin e Skënderbeut''. Koncert madhështor në nder të Heroit tonë Kombëtar [FOTO]

Publikuar më: 13:53 19-11-2018

Një koncert madhështor do të realizohet në nder të Heroit tonë Kombëtar, Skënderbeut nga Ambasada Shqiptare në Selinë e Shenjtë të Vatikanit, ditën e hënë në teatrin “Argentina” në Romë.

“Të Bashkuar në Muzikën dhe Kujtimin e Skënderbeut” është emri i koncertit, i cili do të mbahet për 550 vjetorin e vdekjes së tij. Në këtë shfaqje do të marrin pjesë artistë të mirënjohur shqiptarë, të cilët me talentin e tyre e kanë bërë vendin tonë të njohur në të gjithë botën.

Shumë artistë të njohur si, Ermal Meta, Dua Lipa, Olen Çezari, Inva Mula, Kledi Kadiu, Genc Tukiçi, Reme Lahaj, Elhaida Dani, Lorik Cana, Eno Peci, Erza Muqolli, do të dhurojnë për publikun momente të paharrueshme.

Sipas të dhënave, eventi do të hapet nga Kardinali Pietro Parolin, Sekretari i Shtetit i Vatikanit, me rastin e mbylljes së vitit kombëtar të Skënderbeut, i cili do të festohet në mëngjes me një takim me Papa Françesku.

Tenori Ramë Lahaj ishte ai që njoftoi lajmin në rrjetin social “Instagram” duke shkruar: “Tok së bashku për Skënderbeun"./intv.al/

 

xfhftrgbhsftfs.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0038211345672607