INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Teknologjia pranë shëndetit/ Krijohen doreza për të kapur paraprakisht Parkinsonin

Teknologjia pranë shëndetit/ Krijohen doreza për të kapur paraprakisht Parkinsonin

Publikuar më: 10:39 04-04-2019

Shkenca dhe teknologjia po vinë më pranë sëmundjeve duke mundësuar zbulimin e tyre që përpara se ato të shfaqen tek njerëzit.

Së fundmi janë krijuar dorezat e reja të inteligjencës artificiale, të quajtura "SensHand'', të afta të njohin çdo shenjë të sëmundjes së Parkinsonit.

Media italiane Ansa tregon se, SensHand kapin shenjat e Parkinsonit 7 vjet para se të shfaqet sëmundja.

Autori i kësaj teknologjie është një italian nga një grup kërkimor i Institutit Bio-robotik të shkollës ”Sant’Anna” të Pizës, të udhëhequr nga Filippo Cavallo.

Funksioni i ”SensHand”, i përmendur në një artikull të publikuar në revistën shkencore ”Parkinsonism & Related Disorders”, është zbulimi, matja dhe analiza e lëvizjeve të krahut për të provuar të identifikojë çdo ”spiun” të hershëm të dridhjeve, ngurtësimit të muskujve dhe ngadalësimit të lëvizjeve.

Këto të dhëna, tipike të kësaj sëmundjeje, shfaqen qartë vetëm vite pas fillimit të procesit neurodegjenerues.

Edhe pse diagnoza e Parkinsonit është e orientuar fuqimisht në vlerësimin e simptomave motorike, interesi për simptomat jomotorike është duke u rritur ndjeshëm.

E testuar në 90 persona (30 individë të shëndetshëm, 30 me hipoksi të idiopatisë dhe 30 me Parkinson), pajisja ”SensHand” tregoi se duke kombinuar informacionin e marrë me sensorë me një test olfaktor është e mundur të identifikohen shenjat e hershme të sëmundjes.

Article Logic
Execution time: 0.0034420490264893