INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ndahet nga jeta boksieri legjendar Muhamadd Ali

Ndahet nga jeta boksieri legjendar Muhamadd Ali

Publikuar më: 08:44 04-06-2016

Sporti është përsëri në zi. Një nga legjendarët e tij, boksieri  Muhammad Ali, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së premtes në një spital të Arizonës, në të cilin ishte shtruar pas problemeve me frymëmarrjen.  Pas një beteje 32-vjeçare me sëmundjen e Parkinsonit, Muhammad Ali ka humbur jetën në moshën 74 vjeçare.

Muhamed Ali do të mbahet mend si një nga figurat më të njohura në mbarë botën, pasi fitoi titullin Kampion të peshave të rënda 3 herë të ndryshme. I pari ishte 'Knock Out"-i në ndeshjen e vitit 1964 me Sonny Liston. Ai u pensionua nga ky sport në vitin 1984, dhe numëron plot 56 fitore, 37 nga të cilat me “Knock Out”

Article Logic
Execution time: 0.003882884979248