INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pranimin në FIFA dhe UEFA, Kosova e feston me fitore

Pranimin në FIFA dhe UEFA, Kosova e feston me fitore

Publikuar më: 22:08 03-06-2016

Pas pranimit në UEFA dhe FIFA, dhurata më e mirë për futbolldashësit, do të ishte një fitore ndaj Ishujve Faroe, gjë të cilën e kanë arritur futbollistët e kombëtares së Kosovës. Kosova ka qenë më dominuese në të gjitha aspektet, një gjë normale kjo duke parë edhe kundërshtarin modest që kishin përballë. Në këtë takim nuk munguan as kartonat e kuq, nga një për të dyja skuadrat. Bersant Celina, talenti që luan me Manchester Cityn, u ndëshkua me të kuq për Kosovarët. Golin e parë e shënoi Albert Bunjaku ndërsa goli i dytë i ndeshjes u shënua nga Elbasan Rashani në minutën e 94′ për t’i dhënë fitoren e pastër Kosovës. Një ndeshje shumë pozitive kjo për Kosovën, teksa duket qartë progresi që kjo përfaqësuese ka bërë.

Article Logic
Execution time: 0.0036799907684326