INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zëvendësohet Dashamir Shehi në Parlament, Lita bëhet deputeti i 100-të

Zëvendësohet Dashamir Shehi në Parlament, Lita bëhet deputeti i 100-të

Publikuar më: 12:52 04-04-2019

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka dhënë mandatin e deputetit Korab Lita. Ky i fundit është pjesë e listës së PD, në Tiranë. Lita do të zëvendësojë në Kuvend, ish-deputetin Dashamir Shehi.

Lita dorëzoi formularin pak ditë më parë, ndërsa KQZ i dha atij sot mandatin. Deputeti pritet të bëjë betimin në seancën e radhës së Kuvendit.

Me shtimin e tij numri i deputetëve që ulen në sallë shkon në 100.

 

Article Logic
Execution time: 0.004004955291748