INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Hajdari e ashpër me ish-kolegët e saj, 'PD ka 28 vjet që bën politikë me Gramoz Ruçin'

Hajdari e ashpër me ish-kolegët e saj, 'PD ka 28 vjet që bën politikë me Gramoz Ruçin'

Publikuar më: 12:34 04-04-2019

Deputetja e PD-së, Rudina Hajdari ka reaguar pas kritikave nga ish-deputetët demokratë pasi në seancën e djeshme parlamentare i kërkoi kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi një minutë heshtje për 4 dëshmorët e 2 prillit. Ajo ka thënë se dje ka bërë një akt dinjitoz.

“Të kërkosh nderim zyrtar me heshtje në Kuvend për Martirët e Demokracisë nuk është fyerje por akt dinjitoz për ata që besojnë në vlerat demokratike. Ata që bëjnë sikur e duan shumë të djathtën duhet të kenë parasysh se me Gramoz Ruçin dhe partinë e tij kanë 28 vjet që bëjnë politikë.
Mos të harrojnë historinë se Z. Islami që ishte Kryetar i Kuvendit Komunist e kanë bërë pjesë të grupit parlamentar ndërsa me Lufter Xhuvelin kanë mbajtur koalicion. Drejtësi duhet të bëhet për Martirët e Demokracisë ashtu siç edhe për dhjetra raste të rënda në Shqipëri të cilat kanë mbetur si gjurma në akull si shkak i politikës 28 vjeçare..!”, shkruan Hajdari në rrjetet sociale.

 

Article Logic
Execution time: 0.0041098594665527