INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kritika e Rudina Hajdari: Kjo politikë e mbrapshtë e ekstremiteteve…

Kritika e Rudina Hajdari: Kjo politikë e mbrapshtë e ekstremiteteve…

Publikuar më: 16:17 21-03-2019

Rudina Hajdari ka përdorur një gjuhë të ashpër ndaj klasës politike në vend duke komentuar edhe veprimet e opozitës.

Nga Parlamenti ajo tha se dorëzimi i mandateve, u bë për të shpejtuar kalimin e pushtetit, duke e cilësuar këtë sjellje si ekstreme përgjatë këtyre 20 viteve.

“Ky model i vjetër politik, që nuk do t’ia dijë për të ardhmen e të rinjtë duhet të marrë fund. Kjo politikë e mbrapshtë e ekstremiteteve dhe ushqyer nga korrupsioni na ka sjellë në këtë situatë të pazakontë. Nuk ndërtuam kurrë kulturën demokratike.

Dorëzimi i mandateve për të shpejtuar një kalim të pushtetit nuk është gjë tjetër vetëm përshkallëzim ekstrem i sjelljes politike të këtyre mbi 20 viteve. Asnjë nuk mund ta gjykojë vendimin tim. Do bëj hapa të sigurt larg politikës së vjetër”, tha ajo.

Article Logic
Execution time: 0.0033259391784668