INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nuk dogji mandatin/ A ndihesh tradhëtare? Rudina Hajdari: ''Do ta them në parlament''

Nuk dogji mandatin/ A ndihesh tradhëtare? Rudina Hajdari: ''Do ta them në parlament''

Publikuar më: 10:25 21-03-2019

Deputetja, Rudina Hajdari, e cila doli kundër vendimit të kreut të PD, Lulzim Basha për të djegur mandatin e deputetes, do të jetë sot në parlament.

Në një prononcim për Ora News, para se të hynte në parlament, Rudina Hajdari ka thënë se nuk është tradhtare dhe se sot do të flasë në Kuvend.

Zonja Hajdari përse nuk dogjët mandatin?

Rudina Hajdari: Do ta them në parlament

A ndihet tradhtare?

Rudina Hajdari: Absolutisht jo.

Gjithashtu, Hajdari është pyetur edhe për faktin që vëllai i saj ishte në protestën e opozitës së bashkuar, përkrah zotit Basha.

Rudina Hajdari: Unë dhe vëllai im luftojmë për të njëjtin qëllim, ardhjen e demokracisë. Nuk kemi asnjë kundërshtim me njëri tjetrin.

Article Logic
Execution time: 0.0038700103759766