INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
MANDATET E PD/ Rudina Hajdari merr vendimin: Parlamenti i jep oksigjen demokracisë...

MANDATET E PD/ Rudina Hajdari merr vendimin: Parlamenti i jep oksigjen demokracisë...

Publikuar më: 19:11 11-03-2019

Deputetja e Partisë Demokratike, Rudina Hajdari në një intervistë për VOA, tha se do të vazhdojë të marrë pjesë në punimet e parlamentit, duke kundërshtuar vendimin e partisë së saj për të djegur mandatet parlamentare.

“Parlamenti i jep oksigjen demokracisë ën vend, i jep oksigjen partive politike. Është vendi ku ne përfaqësojmë sovranin, prandaj duke marrë parasysh që kjo është një përgjegjshmëri e lartë që ndje mbi shpatulla, mendoj se qëndrimi në parlament është vendimi i duhur që i shërben të ardhmes së Shqipërisë”- tha Hajdari.

Article Logic
Execution time: 0.0039479732513428