INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
2 minuta me vonesë humbi avionin e rrëzuar në Etiopi, si shpëtoi greku…

2 minuta me vonesë humbi avionin e rrëzuar në Etiopi, si shpëtoi greku…

Publikuar më: 18:40 11-03-2019

Greku Antonis Mavropulos është i vetmi i mbijetuar i tragjedisë ajrore që ndodhi dje në Etiopi. Jo sepse i mbijetoi rrëzimit por sepse humbi fluturimin për dy minuta.

Ai kishte një biletë nga Adis Abebab për në Nairobi, por fakti që u vonua dy minuta i shpëtoi jetën, pasi avioni “Boeing 737 MAX” me 149 pasagjerë dhe 8 anëtarë ekuipazhi u përplas vetëm 6 minuta pas ngritjes në ajër.

Edhe pse fillimisht ishte nervozuar që ishte vonuar dhe se doganierët nuk e kishin lejuar të kalonte, në një postim në Facebook, Antonis shpreh falënderime për ata që nuk e lanë të hynte në avion, pasi është gjallë.

Për ta dokumentuar këtë, ai ka postuar në Facebook fotografinë e biletës së avionit.

Mavropulos është kryetar i organizatës jofitimprurëse “International Sold Vaste Association” dhe do të merrte pjesë në seancën e përvitshme të OKB-së për ambientin që do të mbahet në Kenia.

Article Logic
Execution time: 0.0035781860351562