INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

“Avioni do të shpërthejë, hidhuni menjëherë”, tmerr në ajër në Rusi [VIDEO]

Publikuar më: 11:35 06-03-2019

Pasagjerët në një avion që fluturonte nga Pekini në Los Anxhelos kanë mbetur të tmerruar, teksa në një moment u urdhëruan që të hidheshin menjëherë nga mjeti fluturues, pasi piloti i frikësuar tha se avioni ishte gati të shpërthente.

Pasagjerët u evakuuan me emergjencë pas një ulje dramatike në zonën e Arktikut të Rusisë.

Gjithçka nisi kur në kabinë u dëgjuan britma dhe kishte panik për një zjarr të dyshuar në mbajtësen e bagazheve të “Air China Boeing 777”.

Ndërkohë nga pamjet shihen 188 pasagjerë që zbresin nga “shiriti i emergjencës” në rajonin Arktik të Chukotka.

Një udhëtar shkroi në Twitter: “Kur personeli i fluturimit hapi derën, bërtiti:”Hidhni gjithçka, largohuni menjëherë, aeroplani do të shpërthejë”.

Më herët është raportuar se sistemi i alarmit u ndez për një shkëndijë në mbajtësen e bagazheve, ndaj ekuipazhi kinez menjëherë kërkoi një ulje në aeroportin më të afërt, Anadyr.

Article Logic
Execution time: 0.0040872097015381