INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Doni të studioni në Francë? Ambasada ju tregon hapat që duhet të ndiqni...[FOTOT]

Doni të studioni në Francë? Ambasada ju tregon hapat që duhet të ndiqni...[FOTOT]

Publikuar më: 11:48 06-03-2019

Shumë të rinj shqiptarë duan të studiojnë jashtë vendit. Nga viti në vit është rritur numri i maturanëve që ikin për studime në shtete të tjera. Po dhe i atyre që ndjekin ciklin e dytë apo të tretë të studimit, masterat apo doktoraturat. Në 2018 kanë ikur jashtë mbi 8 mijë të rinj vetëm për studime. Mundësit për të studiuar janë të shumta. Së fundmi qeveria franceze ofron mastera dhe doktoratura përkudrejt dhe bursave. Në një njoftim të publikuar nga Universiteti i Tiranës të Ambasadës franceze ftohen studentët shqiptarë për të aplikuar në programin e bursave shtetërore për master dhe doktoraturë për vitin e ri akademik, 2019-2020. Bursa për master është 700 euro në muaj, ndërsa bursa për doktoraturë, 1060 euro. Degët janë të larmishme, por prioritet do të kenë fusha si klima, biodiversiteti, mjekësi, energji dhe migracioni.
Universiteti i Tiranës sqaron se janë njoftuar nga Ambasada e Francës për shpalljen thirrjes për kandidatura për programin e bursave të qeverisë franceze për vitin akademik 2019-2020 dhe jep detajet e nevojshme.
Për nivelin Master të rinjtë duhet ta përfundojnë atë brenda 10 muaj nga shtatori 2019 deri në qershor 2020.

Bursa për Master përfshin:
-pagesë mujore 700 euro
-700 euro për shpenzime për formim
-sigurim shoqëror
-asistencë për të kërkuar strehim

Ndërsa

Bursa për Doktoraturë përfshin:
-Ndjekje 15 muaj të shpërndara në 3 vite akademike
-sigurim shoqëror
-pagesë mujore 1060 euro

fra.jpg

fraa.jpg

fraaa.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0031740665435791