INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Të rinjtë derdhin paratë lumë për veshje dhe jo për bukë e studime...[VIDEO]

Publikuar më: 09:15 29-08-2018

Në një kohë që të rinjtë e vendve të ndryshme të botës punojnë qoftë dhe me kohë të pjesëshme për të ndjekur studimet dhe për këtë arsye kursejnë para, me ata shqiptarë ndodh krejt e kundërta. Nuk e kanë fare në plan të kusejnë për studime, përkundrazi për të blerë veshje të reja sakrifikojnë dhe ushqimet.
Të rinjtë shqiptarë të grupmoshave nga 20-24 vjeç harxhojnë më shumë para për veshje dhe restorante dhe më pak për t’u ushqyer.
INSTAT që ka bërë këtë studim thotë se dhe familjet me kryefamiljar deri në 24 vjeç kanë shpenzimet më të ulëta për ushqime dhe pije alkoolike se grup moshat e tjera. Në një familje me kryefamiljar deri në 24 vjeç kjo kategori zë një peshë prej 31% në totalin e shpenzimeve që ka familja. Ndërsa të gjitha grup moshat e tjera për ushqime dhe pije jo-alkoolike shpenzojnë mbi 40% të totalit të shpenzimeve mujore për ushqime.

-Po për çfarë shpenzojnë më shumë të rinjtë?
Krahasuar me grup-moshat e tjera familjet me kryefamiljar deri në 24-vjeç shpenzojnë më shumë për veshje dhe këpucë, për banesë, restorante dhe hotele e argëtim.
Referuar të dhënave të INSTAT në lidhje me shpenzimet për banesë, familjet me kryefamiljarë deri në 24 vjeç kanë peshën më të lartë. Shpenzimet për banesë kanë zënë rreth 24.8% të të gjithë shpenzimeve të familjes së re pra që janë kredi që paguajnë apo orendi për shtëpinë. Tek kjo kategori 5.9% e shpenzimeve shkojnë për tu veshur dhe për tu mbathur, ndërsa mesatarja e të gjitha kategorive të tjera është 4.7%. Grup mosha e dytë që shpenzon më shumë për veshje dhe për këpucë është 45-54 vjeç, me 5.4% të shpenzimeve.

 

Article Logic
Execution time: 0.0042588710784912