INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rudina Hajdari replika me Taulant Ballën

Rudina Hajdari replika me Taulant Ballën

Publikuar më: 11:10 03-04-2019

Deputetja Rudina Hajdari i kërkoi maxhorancës që të pranojnë realitetin e ri në Parlament. Në fjalën e saj të parë ajo kërkoi hapjen e diskutimeve për ndryshimin e sistemit zgjedhor. Në përgjigje, kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla tha se komisioni i mandatuar për ndryshimet në Kodin Zgjedhor nuk e ka të programuar ndryshimin e sistemit. “Për sa i përket sistemit zgjedhor nuk është i këtij komisioni. Sistemi zgjedhor e ka burimin në Kushtetutë”, tha Balla. 

“Ai komisioni i posaçëm është mbyllur. Ju nuk mund të vini këtu e të thoni mandatimi i këtij komisioni është bërë për këta apo ata. Ju atë komisioni e keni pasur me deputët që ishin. Ky është një Parlamnent i ri dhe ju duhet ta pranoni që këtu keni deputetë të rinj, do të ketë propozime të reja. Unë kam qëndruar në këtë Parlament se ju keni bërë një marrëveshje me njëri-tjetrin për të mbajtur një pushtetin, herë njëri, herë tjetri. Jeni të njëjtët njerëz dhe nuk keni bërë asnjë ndryshim”, tha Hajdari në replikë me Ballën.

 

Article Logic
Execution time: 0.0039410591125488