INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Balla i shtrinë dorën opozitës, të gatshëm për dialog

Balla i shtrinë dorën opozitës, të gatshëm për dialog

Publikuar më: 10:35 23-03-2019

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ishte ai që hapi Kongresin e partisë. Ai foli për projektet dhe synimet e realizuara nga Partia Socialiste në pushtet e njëhërësh u shpreh se sot është dita e ndezjes së motorëve të fushatës për zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Po ashtu, Balla shprehu gadishmërinë për dialog me opozitën. “Opozita u mundua për të sajuar një ngërç pas braktisjes së mandateve. Kongresi i partisë ka qenë një moment reflektimi gjithmonë se çfarë kemi bërë dhe se çfarë do të bëjmë më mirë.

Partia duhet të rimodelojë strukturën dhe të vijojmë aksionin për rritjen e mëtejshme të anëtarësisë. Nga ky Kongres ne do të dalim më të motivuar për t’u përmirësuar edhe më tej. Partia është garancia e mosharresës nga ne këtu lart për ju atje poshtë. Të dashur delgatë, ne i fituam zgjedhjet e 2017 me një rezultat spaktakolar, ne jemi të gatshëm për çdo lloj dialogu parlamentar në favor të vend dhe qytetarëve”, tha Balla.

Article Logic
Execution time: 0.0036048889160156