INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Taulanti nxjerr 'zbuluar' Taulantin/ Ish zv.Ministri i Arsimit akuzon Ballën për plagjiaturë [FOTO]

Taulanti nxjerr 'zbuluar' Taulantin/ Ish zv.Ministri i Arsimit akuzon Ballën për plagjiaturë [FOTO]

Publikuar më: 19:38 19-12-2018

Ish zv.Ministri i Arsimit, Taulant Muka, ka publikuar tjetër plagjiaturë nga radhët e politikës. Këtë herë në ‘grepin’ e tij ka rënë kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla .
Përmes një postimi në rrjetet sociale Muka thotë se plagjiaturën e Ballës e zbuloi Alfonc Rakaj, i diplomuar ne King’s College Londër.

Balla rezulton të ketë kopjuar doktoraturën e tij nga ‘Policy making in the EU’ e bërë në vitin 2009.

“Plagjiatura e Taulant Ballës. Alfonc Rakaj, i diplomuar ne King’s College Londer, zbulon Plagjiaturën e Taulant Balla! Alfonc është nxitur nga dëshira për të parë meritokraci në ketë vend. Z. Balla si figurë publike me pushtet politik tregon që është diplomuar me Summa Cum Laude (titull ekselence), gjë që menjëherë ngre dyshime. Rezultati i kërkimit, sic shihet, është zhgënjyes. Kjo jo për faktin se është z. Balla, por për pozitën e tij, që mes të tjerash është edhe Kryetar i Grupit Negociator të Kuvendit në Parlamentin Europian”, shkruan Muka, ndërsa ka publikuar dhe plagjiaturën e Ballës.

 

taulantitit.PNG

balla1.jpg

balla2.jpg

balla3.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037910938262939