INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama 'tallet' me ish-zv. ministrin e Arsimit, Taulant Mukën: Donte tualet në zyrë dhe babain...

Rama 'tallet' me ish-zv. ministrin e Arsimit, Taulant Mukën: Donte tualet në zyrë dhe babain...

Publikuar më: 14:44 10-12-2018

Edi Rama u la i vetëm sot në tryezën e dialogut nga studentët. Por kjo nuk e ka ndaluar Kryeministrin që tëmbajë një prononcim të gjatë për të sqaruar gjithë këtë situatë.
Gjatë video-konferencës së tij, Rama u ndal edhe tek ish-zv.ministri i Arsimit, Taulant Muka, i cili denoncoi doktoraturat plagjiaturë të disa zyrtarëve.

Rama tregoi si u njoh me Mukën si dhe disa nga kërkesat e këtij të fundit.

“Taulant Muka, unë nuk e njihja fare më erdhi me një grup pedagogësh, kërkoi takim me Lindita Nikollën dhe e priti. Nikolla më tha që ka një grup pedagogësh me një djalë që është në Zvicër, ky ndërkohë kishte lëshuar disa nga silurët për plagjiaturat dhe i thashë bjeri këtu se kisha dëshirë t’i takoja.
Erdhën në zyrën time. Ishin një grup pedagogësh, gra e burra, dhe një djalë nga Kosova dhe ky që e nderova më shumë se ç’duhet. I thashë ku je ti, më tha jam në Zvicër, ça bën, më tha jam në katedër shkencëtar. Ti në Zvicër që na tregon ne çfarë duhet të bëjmë ne këtu nuk shkon. Do vish ti i thashë. Ti do shkosh në vend të zv.ministrit.
Ça bëri? Ditën e parë, dua veturë me shofer tha. Po banjën pse nuk e kam në zyrë, po kjo, po ajo, babain e dua shofer të punësuar në ministri.
Mi thoshte Lindita këto, thashë ça bën ky. Më çoi një sms, i thashë komuniko me drejtorin e kabinetit. Je shkencëtar, por s’do të thotë asgjë. Një larvë politike, kaq, këtë mendoj unë për këtë”, tha Rama.

Article Logic
Execution time: 0.0032861232757568