INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Këngëtari i njohur tregon ftesën e shëmtuar që erdhi pas ndarjes nga jeta të Shpat Kasapit: Më thanë hajde qaj prapë…

Këngëtari i njohur tregon ftesën e shëmtuar që erdhi pas ndarjes nga jeta të Shpat Kasapit: Më thanë hajde qaj prapë…

Publikuar më: 11:30 08-12-2025

Këngëtari Erik Lloshi ka rrëfyer një situatë tejet të pakëndshme që ka përjetuar pas ndarjes nga jeta të mikut të tij, artistit të njohur Shpat Kasapi, duke u shprehur i revoltuar ndaj disa reagimeve që i ka konsideruar të shëmtuara dhe mungesë totale ndjeshmërie.

Në një intervistë  së fundmi në emisionin 'Me prit te dielen', Lloshi tregoi se pas humbjes së papritur të Shpat Kasapit në moshën 40-vjeçare, ai ishte ftuar në një emision televiziv për ta kujtuar dhe nderuar figurën e tij. Gjatë asaj daljeje, emocioni e kishte pushtuar dhe nuk kishte mundur t’i frenonte lotët.

Por ajo që e ka indinjuar më shumë artistin ka ndodhur pas kamerave. Sipas tij, disa komente që i janë bërë kanë qenë jashtë çdo norme njerëzore.

“Pas emisionit kam dëgjuar komente si: ‘Sa bukur qaje’, madje më kanë ardhur edhe ftesa të tjera që ‘të qaj prapë’ për Shpatin nga një gazetar. I thashë që do e bëj kur të vdesësh ti..”, ka treguar Lloshi.

Këto fjalë e kanë revoltuar thellësisht këngëtarin, i cili ka theksuar se është ndjerë i fyer nga mënyra se si një dhimbje reale dhe një humbje e madhe personale mund të shndërrohen në spektakël.

Ai ka ngritur edhe një kritikë të fortë ndaj mënyrës se si disa media dhe individë trajtojnë tragjeditë, duke theksuar se humbja e një miku nuk mund të përdoret për sensacion apo klikime.

Article Logic
Execution time: 0.0033371448516846