INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Opozita drejt vendimit ekstrem, aleatët e Bashës: Momenti për t’i djegur mandatet [VIDEO]

Opozita drejt vendimit ekstrem, aleatët e Bashës: Momenti për t’i djegur mandatet [VIDEO]

Publikuar më: 13:12 23-11-2018

Opozita kërcënon me djegien e mandateve nëse nuk bëhet dekriminalizimi i politikës. Opozita pret që Komisioni i Venecias të shprehet për këtë çështje por aleatët e Lulzim Bashës janë gati që të djegin mandatet nëse vettingu i politikës nuk pranohet nga shumica në pushtet. Për IN News flasin Dashamir Shehi dhe Nard Ndoka. 

“Kështu siç jemi sot do të shkojmë t’i djegim. Nëse do të ndryshojnë kushtet e të hapet një proces të dekriminalizimit të politikës, motivet bien dhe ne rifutemi në Parlament", thotë Dashamir Shehi, kreu i LZHK-së.
“Është momenti për t’i djegur këto mandate për faktin që nuk ka tashmë asnjë lloj shprese, as besimi që kjo maxhorancë t’i rikthehet rrugës institucionale”, nënvizon aleati i PD, Nard Ndoka.


Edhe pse vendin e ndajnë 7 muaj nga mbajtja e zgjedhjeve për pushtetin vendor, Dashamir Shehi thotë se vendimi i parë i opozitës duhet të jetë për bojkotin e më pas të punohet për zgjedhjet.

“Duhet fillimisht të vendosim do të hyjmë apo nuk do të hyjmë në Parlament.  Së dyti do të hyjmë me këtë ligj zgjedhor apo do e ndryshojmë ligjin zgjedhor”, thotë Shehi.


Por kjo nuk diskutohet nga kryetari i PDK-së, Nard Ndoka, i cili shprehet se vitin e ardhshëm vendi nuk duhet të shkojë vetëm në zgjedhje lokale por dhe në zgjedhje të parakohshme për Parlamentin.

“Pa diskutim që duhet përgatitemi tashmë opozita është në fushatë më pjesën organizative, të paktën të strukturave të veta. Besoj shumë që ne do të shkojmë në zgjedhje të parakohshme përpara se në zgjedhje lokale”, shprehet Ndoka.


Partia Demokratike dhe aleatët e saj prej muajsh nuk kanë hyrë në Parlament, ndërsa pjesëmarrja në komisionet parlamentare ka qenë selektive. Kreu i opozitës Lulzim Basha pak ditë më parë ka deklaruar se bojkoti i Parlamentit do të vijojë.

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0037739276885986