INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Politikanët e korruptuar dhe bosët e krimit do hetohen nga ‘FBI-ja shqiptare’

Politikanët e korruptuar dhe bosët e krimit do hetohen nga ‘FBI-ja shqiptare’

Publikuar më: 09:24 27-08-2019

Ambasada Amerikane në Tiranë ka postuar një tjetër video në Facebook mbi mënyrën se do të funksionojë Byroja Kombëtare e Hetimit. Funksioni i këtij organi hetimor do të jetë i njëjtë me atë që ka FBI-ja në SHBA. “Byroja Kombëtare e Hetimit është njësia hetimore e SPAK. SPAK-u është një institucion i ri, i pavarur dhe i papolitizuar kushtetues, detyra e të cilit është të ndjekë penalisht korrupsionin, krimin e organizuar dhe krimet e kryera nga zyrtarë të nivelit të lartë. Në shumë mënyra, BKH është e ngjashme me FBI-në amerikane, e cila heton krime të nivelit të lartë të Shtetet e Bashkuara. Në fakt hetuesit e BKH do të trajnohen në akademinë e FBI-së Virxhinia. Ligji mbi SPAK-un po ashtu kërkon që një komision ndërkombëtar të mbikëqyr trajnimin dhe përgatitjen e hetuesve të BKH”, bën me dije selia diplomatike e SHBA-së. 

"Në të kaluarën cilido me para apo pushtet mund të ndikonte sistemin e gjykatave në favor të tyre. Tani Kushtetuta i jep SPAK-ut fuqinë dhe pavarësinë për të goditur korrupsionin e nivelit të lartë. Me t’u ngritur SPAK dhe BKH do të jenë në gjendje të hetojnë korrupsonin në nivelet më të larta dhe prokurorët e posaçëm mund t’i çojnë këto çështje të rëndësishme në gjykatë. Zyrtarët e korruptuar dhe bosët e krimit të organizuar do të japin llogari dhe do të përballen me drejtësinë. Prokurorët e posaçëm dhe BKH janë këtu për t’u siguruar që askush të mos jetë mbi ligjin”, thuhet në videon e shpërndarë këtë të martë.

Javën e shkuar ambasada, ndërsa shpjegoi si do të funksionojë SPAK, qartësoi se pjesë e hetimeve do të jenë edhe ish-zyrtarë.

Article Logic
Execution time: 0.0039429664611816