INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zogaj: Protesta kapi Ramën në befasi, qeveria nuk mund të fle më mbi dafina

Zogaj: Protesta kapi Ramën në befasi, qeveria nuk mund të fle më mbi dafina

Publikuar më: 16:45 26-12-2018

Protesta e studentëve e kapi qeverinë në befasi. Ky është opinionin i analistit Preç Zogaj, që i ftuar në emisionin KafeIN u shpreh se e shkundi qeverinë, që sipas tij flinte mbi dafina.“Protesta i zuri në befasi. Qeverisë ajo protestë i është dukur maja e ajsbergut sepse ajo reflekton një gjendje të përgjithshme në vend. Ndaj e ka kapur në befasi qeverinë. Këta flinin mbi dafina dhe i konsideronin gjërat se janë shumë mirë”, u shpreh ai.

Të premten socialistët do të mbledhin Asamblenë Kombëtare dhe Preç Zogaj parashikon ndryshime në qeveri. Ai shprehet i bindur se kryeministri Edi Rama ka konceptuar ndryshime në kabinet e shpreson që këto të mos jenë thjeshtë arnime. “Janë konceptuar disa ndryshime në qeveri por Rama është kujdesuar që të mos ketë rrjedhje infomacioni. Mendoj se do të ketë disa ndryshime. Arnimet nuk vlejnë”, theksoi ai.

Zogaj foli edhe për zgjedhjet e 2019-ës, që sipas tij rezultati është enigëm. Të gjitha zhvillimet politike, nënvizon ai, do të jenë në varësi të rezultateve të SPAK-ut.  “Viti 2019 ka një enigmë kjo lidhet me fillimin e funksionimit të reformës në drejtësi. Viti 2019 do të jetë viti i SPAK-ut. Është enigma, kush kalon, kush nuk kalon. Gjërat kanë filluar të jenë reale, kjo reformë është koncepuar kundër tyre. Reforma në drejtësi dhe SPAK janë instrumente të krijuara për të kaluar në sitë gjithë klasën politike”, vijon analisti Zogaj.

Duke u ndalur tek opozita Preç Zogaj adresoi një këshill për ish-kryeministrin Sali Berisha.“Llogaria është protagonizimi i Berishës sa e ndihmon protagonizimin e Bashës, problem më i madh është dualizimi”, shpreh ai.

Article Logic
Execution time: 0.0035099983215332