INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Edhe këtë vit tekstet shkollore plot gabime trashanike! Një mësues jep shembullin e Abetares [FOTO]

Edhe këtë vit tekstet shkollore plot gabime trashanike! Një mësues jep shembullin e Abetares [FOTO]

Publikuar më: 11:29 12-09-2019

Një mësuesi i gjuhës dhe letërsisë shqipe Ymer Nurka ka ngritur një shqetësim në lidhje me cilësinë e teksteve. Ai ka zbuluar një gabim trashanik tek Abetarja, e kjo është skadaloze se që në klasë të parë fëmjët mësojnë gjëra të gabuara. Nurka i bën thirrje të gjithë kolegëve të tij që të ngrihen të protestojnë edhe pse e di që ata nuk e bëjnë pasi kanë frikë se mos i largojnë nga puna.

Një prej gabimeve duket qartë dhe është: Emrat ju ua keni vënë.
Ndërsa pjesa tjetër nuk është shkruar në mënyrë korrekte.

‘Si mesues i gjuhes dhe letersise Shqipe po me befason ky tekst i zgjedhur keq, tek libri i Abetares. Ndertim jo korrekt i fjalive dhe qe nuk zgjojne asnje emocion tek femijet...
Natyrshem lind pyetja:
Cilet jane ata “kompetente” qe na imponojne keta tekste shkollore te hartuara joprofesionalisht?! Ku shkoi ajo pervoje dhjetra vjeçare, apo edhe Abetarja ishte Marksiste-Leniniste?!
Po ju mesues “te perunjur” si nuk protestoni njehere kundrejt ketij sharlatanizmi, apo keni frike se u flakin nga puna?! Jam i sigurte se marketimi i ketij libri i ka kushtuar shtetit miliona, ne nje kohe kur shkencerisht nuk vlen...’, shkruan Nurka.

teksti.jpg

Article Logic
Execution time: 0.020112991333008