INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Erë luftë, kërcënon Irani: Vendi që na sulmon do të kthehet në fushë beteje

Erë luftë, kërcënon Irani: Vendi që na sulmon do të kthehet në fushë beteje

Publikuar më: 11:35 21-09-2019

“Irani do t’i përgjigjet cdo lloj kërcënimi dhe të gjithë atyre që do duan që vendet e tyre të shndërrohen në fusha betejash. E më pas mund të nis lufta” ishte kjo deklarata që dha komandanti i Forcave Revolucionare të Iranit, gjenerali Hossein Salami.

Një reagim i tillë vjen vetëm pak orë pas deklaratës së presidentit Trump i cili u shpreh se do të ketë përforcime në rajonin e Gjirit Persik pas sulmit ndaj impianteve të naftës në Arabinë Saudite.

Irani, shpjegoi komandanti nuk do të lejojë që asnjë luftë të mbetet në gjysmë por do të vijojë deri në fund derisa agresori të asgjesohet e nuk do të lërë asnjë vend të sigurt.

Ai shtoi se ushtarët janë trajnuar dhe janë gati për luftë dhe kushdo që hyn në Iran, kushdo që kalon kufirin do të goditet.

Ishte pikërisht shkatërrimi i impianteve të naftës në Arabi veprim që ashpërsoi raportet mes SHBA dhe Iranit e tashmë po flitet me tone lufte.

Article Logic
Execution time: 0.0030159950256348