INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pasi tregoi marrëdhënien me MOZZIK, LOREDANA zbulon marrëveshjen në lidhje me skandalin në ZVICËR: Vetëm 3 persona…

Pasi tregoi marrëdhënien me MOZZIK, LOREDANA zbulon marrëveshjen në lidhje me skandalin në ZVICËR: Vetëm 3 persona…

Publikuar më: 17:35 12-12-2020

Në dokumentarin për jetën e Loredanës u shfaq edhe Mozzik, i cili i befasoi të gjithë fansat me deklaratat e tij. Ai u shpreh se ndarjen me Loredanën e shtynë më shumë mediat dhe se fakti që ajo është ndryshe nga femrat e tjera e bëri që të binte në dashuri me të.

Këto fjalë kaq të bukura dhe disa pjesë shumë të veçanta në dokumentar i bënë fansat të besonin se ata janë rikthyer në krahët e njëri-tjetrit. Mirëpo çfarë ka për të thënë Loredana në lidhje me këtë gjë?

E ftuar së fundmi në një emision në Gjermani ajo është pyetur drejtpërdrejtë nëse është sërish në lidhje me Mozzik. Reperja u shpreh se kjo nuk ka shumë rëndësi, por ata janë gjatë gjithë kohës bashkë. (SHIKO KETU).

Një ndër temat e rëndësishme të cekura në këtë intervistë, ishte pikërisht skandali në Zvicër, ku Loredana u akuzua se ka zhvatur një çift zviceran.

Në këtë intervistë për SRF Virus ajo tha se të vërtetën e asaj që ka ndodhur mes saj dhe Petrës, përveç tyre e di edhe prokurori. Asnjë tjetër.

Ajo tha se e kuptojnë shumë mirë njëra-tjetrën, pa dashur që ta vijojë më tej bisedën.

“Vetëm unë, prokurori publik dhe kjo zonjë (Petra Z.), e dimë të vërtetën. Mendoj se ne e kuptojmë njëra-tjetrin”.

Article Logic
Execution time: 0.002112865447998