INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Janë apo jo në një lidhje?! LOREDANA flet publikisht për marrëdhënien me MOZZIK: Jemi bashkë dhe…

Janë apo jo në një lidhje?! LOREDANA flet publikisht për marrëdhënien me MOZZIK: Jemi bashkë dhe…

Publikuar më: 15:35 12-12-2020

Marrëdhënia e Loredanës dhe Mozzikut ka qenë gjithmonë në qendër të mediave rozë. E ftuar së fundmi në një emision në Gjermani, reperja është pyetur drejtpërdrejtë nëse është sërish në lidhje me Mozzik. Edhe përgjigja nuk ka munguar, Loredana ka deklaruar se kjo nuk ka shumë rëndësi, por ata janë gjatë gjithë kohës bashkë.

“Nuk luan rol të madhe nëse jemi apo jo bashkë. Ne e kuptojmë njëri-tjetrin mirë. Jemi bashkë dhe për Hanën, dalim edhe në privatësi. Udhëtojmë edhe pa Hanën dhe më shumë nuk kam çfarë të them”, është shprehur reperja e vënë në siklet dhe duke qeshur në të njëjtën kohë.

 Kujtojmë që së fundmi Loredana ka publikuar të plotë albumin “Medusa”, i cili tregon gjithçka që i ka ndodhur kohët e fundit në jetën e saj.

Article Logic
Execution time: 0.0035860538482666