INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E ndihmoi?! Ndërkohë që të gjithë po flasin për ribashkimin me Mozzik, LOREDANA arrin suksesin që çdokush do e donte!

E ndihmoi?! Ndërkohë që të gjithë po flasin për ribashkimin me Mozzik, LOREDANA arrin suksesin që çdokush do e donte!

Publikuar më: 16:30 02-12-2020

Prej pak kohësh, është përfolur një ribashkim mes reperit të njohur nga Kosova, Mozzik, dhe Loredanës, por askush prej tyre nuk kishte bërë asnjë deklaratë publike. Pas një ndarjeje të bujshme, Mozzik dhe Loredana vendosën t’i ribashkojnë sërish rrugët e tyre. Por janë fotografuar nga paparacët shumë shpesh, edhe pse nuk kanë preferuar të flasin për këtë çështje deri në momentin që Loredana ka publikuar pjesën e parë të dokumentarit të saj.

Në këtë dokumentar Mozzik ka zënë një pjesë mjaft të madhe dhe të rëndësishme. Ai për herë të parë ka folur për marrëdhënien dhe ribashkimin e tyre, ku shprehet se Loredana është ndryshe nga femrat e tjera dhe gjërat që kanë kaluar e kanë përforcuan më shumë marrëdhënien e tyre dhe i kanë bërë që të jenë bashkë.

E siç duket e gjithë kjo “telenovelë” në jetën sentimentale e ka ndihmuar Loredanën në aspektin profesional. E themi këtë pasi ajo ka korrur goxha sukses në muzikë, në vendet gjermanishtfolëse.

Suksesin e fundit reperja e ka arritur në “Spotify”-n gjerman, ku mesa duket Loredana është artistja më e dëgjuar e këtij viti e rrymës rap.

perty.jpg

 

Statistikat tregojnë se artistja shqiptare ka lënë pas në këtë platformë të rëndësishme muzikore edhe emra të njohur të hip hop-it në Gjermani si Capital Bra, Samra, Juju e gjithë të tjerët. Ndërkohë projektet më të dëgjuara të Loredanës kanë qenë mes të tjerave “Kein Ëort”, “HANA” dhe “Labyrinth”, të gjitha pjesë e albumit të saj të ri, me të cilin me shumë gjasë do ta mbyllë 2020-ën.

Po ashtu, në një tjetër postim në rrjetet sociale, Spotify e shpall Loredanën si “Artisten e vitit”, nisur nga fakti që ajo është më e dëgjuara nga publiku në Gjermani.

prti.png

 

Article Logic
Execution time: 0.0035231113433838