INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pasi foli për ribashkimin me MOZZIK, LOREDANA gati të zgjerojë familjen?! Ja si përgjigjet ajo! [FOTO]

Pasi foli për ribashkimin me MOZZIK, LOREDANA gati të zgjerojë familjen?! Ja si përgjigjet ajo! [FOTO]

Publikuar më: 11:36 14-12-2020

Në dokumentarin për jetën e Loredanës u shfaq edhe Mozzik, i cili i befasoi të gjithë fansat me deklaratat e tij. Ai u shpreh se ndarjen me Loredanën e shtynë më shumë mediat dhe se fakti që ajo është ndryshe nga femrat e tejra e bëri që të binte në dashuri me të.

Këto fjalë kaq të bukura dhe disa pjesë shumë të veçanta në dokumentar i bënë fansat të besonin se ata janë rikthyer në krahët e njëri-tjetrit.

Mirëpo çfarë ka për të thënë Loredana në lidhje me këtë gjë?

E ftuar së fundmi në një emision në Gjermani ajo është pyetur drejtpërdrejtë nëse është sërish në lidhje me Mozzik. Reperja u shpreh se kjo nuk ka shumë rëndësi, por ata janë gjatë gjithë kohës bashkë, edhe pa vajzën Hanën. (SHIKO KËTU).

Pasi dha këtë deklaratë, Loredana zhvilloi një bisedë me ndjekësit e saj të shumtë në Instagram, të cilët i drejtuan pyetje nga më të ndryshmet dhe ajo nuk hezitoi të përgjigjet.

Një ndër pyetjet ishte se cila ka qenë fjala e parë që Hana ka dhënë dhe Loredana u përgjigj: “Babi”.

PAPA.jpg

 

Por çfarë do të ndodhë me jetën e saj si nënë?

Kur është pyetur nëse dëshiron të ketë fëmijë të tjerë, Loredana është përgjigjur potësisht e bindur: “POOOO!”.

FEMIJE.jpg

 

 Siç duket ajo ka në plan të zgjerojë familjen e saj dhe të gjithë fansat po shpresojnë që babai i fëmijëve të ardhshëm të jetë Mozzik.

Article Logic
Execution time: 0.0038869380950928