INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mashkulli më seksi shqiptar? Për çfarë çmimi do merrte pjesë në një film me skena HOT?! Trejsi Sejdini i thotë të gjitha!

Mashkulli më seksi shqiptar? Për çfarë çmimi do merrte pjesë në një film me skena HOT?! Trejsi Sejdini i thotë të gjitha!

Publikuar më: 11:32 14-12-2020

Trejsi Sejdini ka dhënë disa detaje mbi jetën e saj për vetëm 60 sekonda. E ftuar në “Prive”, Sejdini tregoi se lidhja e saj më e gjatë ka qenë për katër vite, por nuk tregoi emrin e personit me të cilin e ka pasur këtë marrëdhënie.

E pyetur nëse për 1 milion euro, do të merrte pjesë në një film me skena të nxehta, Sejdini pohoi se do të ishte e gatshme ta bënte diçka të tillë. Përsa u përket shpenzimeve mujore ish-Miss Universe Albania tha se është shumë e shtrenjtë.

Kur u pyet se cili është mashkulli më seksi shqiptar, ajo preferoi të mos përgjigjet, ndërsa modelen më simpatike zgjodhi Adrola Dushin.

“Lidhja ime më e gjatë ka qenë katër vite. Për 1 milion euro jam e gatshme të marr pjesë në një film me skena të nxehta. Makina ime e preferuar është “Audi”. Shpenzimet mujore? Varet në fakt…por jam pak e shtrenjtë. Për të qenë me mua, një mashkull mjafton të më bëjë të ndihem mire. Mashkulli më seksi? “Skip”, modelja më e bukur Adrola Dushi”- u përgjigj Trejsi.

Article Logic
Execution time: 0.0038011074066162