INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Papritur e pa kuptuar ndahen Oriola Marashi dhe Eros Grezda? [FOTO]

Papritur e pa kuptuar ndahen Oriola Marashi dhe Eros Grezda? [FOTO]

Publikuar më: 14:02 18-07-2020

Oriola Marashi dhe Eros Grezda prej kohësh tashmë janë në një lidhje. Gjithë periudhën e karantinës ata e kaluan së bashku në shtëpinë e Erosit në Kroaci. Futbollisti e pranoi vetë gjatë një interviste lidhjen me modelen, ndërsa Oriola i vuri vulën me një foto ku pozoi duke u përqafuar me futbollistin. Madje ata nuk i kursenin as komentet romantike në fotot e njëri-tjetrit, mirëpo një detaj i fundit po habit fansat.

Nuk e dimë çfarë ka ndodhur, por Eros dhe Oriola nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram. Ndërkohë ata nuk i kemi parë më në shoqërinë e njëri-tjetrit, prandaj në disa media online është interpretuar si ndarje, ose krizë e momentit e çiftit. Megjithatë na mbetet të presim për të parë në vazhdim nëse është thjesht një grindje momentale apo diçka më shumë.

NJATJETA.png

Article Logic
Execution time: 0.011900901794434