INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ka shumë fansa, por Rina Balaj heq dorë nga muzika rap? Këngëtarja befason me reagimin e saj [FOTO]

Ka shumë fansa, por Rina Balaj heq dorë nga muzika rap? Këngëtarja befason me reagimin e saj [FOTO]

Publikuar më: 15:04 18-07-2020

Rina Balaj është një ndër reperet më të njohura shqiptare e cila që në momentin e parë kur debutoi në muzikë, ka qenë në qendër të mediave rozë. Së fundmi është gjithnjë e më aktive në rrjetet sociale ku e shohim të postojë shumë foto e video, në të cilat shfaqet shpesh edhe me partnerin e saj reperin Sin Boy.

Që pas lidhjes së re, Rinën e kemi parë në një stil tjetër, duke kënduar në një ritëm më të lehtë ku duket se ka gjetur veten.

Madje, këtë e ka konfirmuar ajo vetë pasi ka publikuar një foto në InstaStory. Dikush i është drejtuar faqes muzikore “Spotify Kosova” me pyetjen:

“A ka m’u kthy Rina në rep?”, ndërsa përgjigjja ishte:

“Në fakt, Rina po na sjell në vibe tjetër dhe po e ndjejmë më shumë se kurrë. Në fakt preferoj më shumë Rinën e tanishme.”

Kjo deklaratë i ka pëlqyer 21-vjeçares, e cila duket se ka hequr dorë nga repi dhe ka të tjera projekte në mendje.

09-5.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036909580230713