INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U tha se është ndarë nga Oriola, por ky veprim i Eros Grezdës i thotë të gjitha [FOTO]

U tha se është ndarë nga Oriola, por ky veprim i Eros Grezdës i thotë të gjitha [FOTO]

Publikuar më: 11:31 22-07-2020

Oriola Marashi dhe Eros Grezda u kthyen ne çiftin më të komentuar këtë vit pasi u zbulua se dyshja prej disa muajsh ishin në një lidhje dashurie. Fillimisht ata preferuan ta mbanin sekret këtë lajm, por më pas përmes postimeve e deklaratave e konfirmuan. Madje karantinën Oriola dhe Erosi e kaluan bashkë duke postuar foto nga e njëjta shtëpi, ku modelja simpatike u pa duke gatuar e duke u kujdesur për futbollistin.

Gjithashtu në të gjitha mediat online bëri bujë lajmi që ata mund të jenë fejuar, sepse në gishtin e fejesës, Oriola mbante një unazë, mirëpo së fundmi u përflojën se mund të jenë ndarë.  E gjitha kjo, pasi ata nuk ndiqeshin më në Instagram dhe nuk ishin parë më në shoqërinë e njëri-tjetrit. 

Nuk e dimë pse e bënë këtë veprim, mirëpo siç duket gjërat janë rregulluar, sepse ata ndiqen sërish në këtë rrjet social.  Jo vetëm që ndiqen, por Eros Grezda nuk i ka kursyer komentet "e zjarrta" në fotot sensuale të Oriolës. Modelja simpatike ka ndezur rrjetin me fotot në të cilat shfaqej me bikini minimaliste në plazh dhe sigurisht që këtyre fotove nuk i'u rezistoi as Eros.

Pasi ka pëlqyer postimin e partneres, Eros i ka lënë edhe një koment pikant. 

”Zjarr, zjarr”, shkruan sulmuesi kuqezi në gjuhën spanjolle, si dhe një grup me emoji të ndryshëm dhe ne i bashkohemi mendimit të futbollistit.

oriola.jpeg

Article Logic
Execution time: 0.0037760734558105