Oriola Marashi dhe Eros Grezda prej kohësh tashmë janë në një lidhje. Gjithë periudhën e karantinës ata e kaluan së bashku në shtëpinë e Erosit në Kroaci.
Futbollisti e pranoi vetë gjatë një interviste lidhjen me modelen, ndërsa Oriola i vuri vulën me një foto ku pozon duke u përqafuar me futbollistin. Por këtë herë në disa foto të postuara në instagram fansat kanë vënë re një detaj në dorën e Oriolës.
Ajo pozon e ulur në një tavolinë me një gotë pije në dorë, ndërsa në dorën e saj të majtë shohim një unazë. Ky detaj nuk ka kaluar pa rënë në sy të fansave, të cilët menjëherë kanë komentuar.
“Urime fejesa”, shkruan dikush, ndërsa një tjetër komenton: “Dmth qenke fejuar, meqë po tregon unazën. Të trashëgohesh pra, jetë të lumtur”
Oriola ka preferuar të heshtë përballë këtyre komenteve, megjithatë unaza në dorën e saj është shtuar së fundmi dhe ngjan vërtetë si një unazë fejese.
View this post on InstagramThe shades of grey @maxoptika ❤️
A post shared by Oriola Marashi (@oriolamarashi) on
![Oriola Marashi dhe Eros Grezda qenkan fejuar? Ky detaj çudit fansat! [FOTO]](https://cms.intv.al/media/k2/items/cache/ac3dda62a5e727438153e6342070c176_L.jpg)