INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Fansi bën veprimin “e çmendur” për Kidën dhe këngëtarja mbeti pa fjalë [FOTO]

Fansi bën veprimin “e çmendur” për Kidën dhe këngëtarja mbeti pa fjalë [FOTO]

Publikuar më: 13:01 18-07-2020

Kida është një prej këngëtareve më të dashura për publikun dhe ka shumë fansa të cilët e ndjekin dhe i pëlqejnë këngët e saj. Madje ka edhe nga ata që do të bënin deri edhe çmendurira për këngëtaren siç ka ndodhur në fakt me një prej fansave të saj.

Këngëtarja ka postuar në instagramin e saj një foto të një fansi i cili ka bërë tatuazh portretin e Kidës në të gjithë krahun. Krahas fotos ai ka shkruar edhe emrin e saj dhe ky veprim duket se e ka lënë pa fjalë këngëtaren e cila krahas fotos shkruan: “Nuk ka nevojë për fjalë”.

Në fakt kjo nuk është hera e parë që një fans bën tatuazh portretin apo emrin e një artisti. Edhe më herët ka pasur fansa që dashurinë për artistin e tyre të preferuar e kanë gdhendur në trup.

kida-1-1.jpg

 

Për Kidën kjo ishte një super surprizë dhe duket qartë nga mënyra se si ka reaguar.

Article Logic
Execution time: 0.0038650035858154