INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Arilena apo Elvana? KIDA dhe DAFINA bëjnë zgjedhjet e tyre dhe mund të ketë shumë hatërmbetje! [FOTO]

Arilena apo Elvana? KIDA dhe DAFINA bëjnë zgjedhjet e tyre dhe mund të ketë shumë hatërmbetje! [FOTO]

Publikuar më: 13:03 28-12-2019

Disa ditë më parë u zhvillua finalja e Festivalit të Këngës në RTSH, ku fituese u shpall Arilena Ara me këngën e saj “Shaj”. Në mes të shumë personazheve publikë që kanë reaguar për këtë fitore, ka qenë edhe Dafina Zeqiri. Së fundmi, ajo ka bërë të ditur se e mbështet Arilenën. Përmes një postimi në Instastory, Dafina ka shkruar se 12 pikët duhet të shkojnë për Arilenën në Eurovision. Ndërkohë, Dafina nuk ka reaguar për shpalljen e Elvanës në vend të dytë.

Edhe Kida ka folur lidhur me këngët e Arilenës dhe Elvanës në "Fest '58". Kida i është përgjigjur pyetjeve të Olti Currit në Instagram, i cili e pyeti për cfarëdo që ishte i interesuar.

Në mesin e shumë pyetjeve, ai nuk e la pa përmendur edhe “Festivalin e Këngës”, saktësisht Arilenën dhe Elvanën.

“Të dyja janë artiste shumë të mira”, tha Kida.

Por, kur u pyet se nëse do të ishte pjesë e jurisë cilën prej tyre do ta zgjidhte fituese, ajo tha se kënga e Elvana Gjatës ishte tipike për “Eurovision”, por tha se i pëlqeu edhe kënga e Arilenës.

bilanc.png

Article Logic
Execution time: 0.0031800270080566