INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Në një lidhje me MOZZIK? Kida flet troç, tregon dhe raportin me Loredanën [VIDEO]

Në një lidhje me MOZZIK? Kida flet troç, tregon dhe raportin me Loredanën [VIDEO]

Publikuar më: 10:32 07-07-2020

Vetëm një foto e tyre ku pozonin të kapur përdore mjaftoi që media të ziente për një lidhje mes Mozzik dhe Kidës. Por në të vërtetë bëhet fjalë për një thashethem dhe këtë e ka treguar vetë Kida gjatë një interviste për emisionin “Ndërrimi i natës” në “Klan Kosova”.

Kida tha se ajo foto kishte për synim të përshkruante mesazhin e këngës dhe ata të dy vendosën të bënin diçka interesante. Këngëtarja është pyetur nga moderatori nëse vazhdon ende të këtë raporte të mira me Loredanën pas fotos dhe ajo tha se raporti i saj me reperen vazhdon të jetë njësoj si më parë.

E pyetur nëse Loredana i ka dërguar mesazh pas këngës me Mozzik, Kida pranoi se nuk ka marrë ende një mesazh nga Loredana, por gjithsesi ajo është në kontakt me të dhe se vazhdojnë të kenë raporte shumë të mira me njëra tjetrën. 

Article Logic
Execution time: 0.0058860778808594