INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kejvina Kthella flet publikisht për lidhjen me reperin shqiptar dhe ofertat për favore seksuale: Më kanë ofruar…[VIDEO]

Kejvina Kthella flet publikisht për lidhjen me reperin shqiptar dhe ofertat për favore seksuale: Më kanë ofruar…[VIDEO]

Publikuar më: 10:27 07-07-2020

Kejvina Kthella është një ndër femrat më të bukura të showbiz-it shqiptar. Ish-velina ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve me format seksi trupore dhe jeta e saj private është mjaft e komentuar. Në një intervistë së fundmi, biondja bukuroshe është pyetur nëse i kanë ofruar ndonjëherë para në këmbim të seksit.

“Të jem e sinqertë mua drejtpërdrejt jo. Por nga njerëz të tjerë mund të ketë ndodhur. Kur nervozohem, nuk e di çfarë them. Nuk është se më ka bërë shumë përshtypje, thjesht e kam injoruar si gjë, kaq,”- tha ajo e ftuar në emisionin “Pop Culture.”

Kejvina sqaroi edhe të vërtetën e lidhjes me reperin e njohur Seven Sqaraqi. Ajo rrëfeu se nuk ka pasur asgjë mes tyre përveçse miqësi. Por la të nënkuptohej se mes tyre mund të ketë diçka në të ardhmen.

Ndërsa u shpreh se drejt Amerikës udhëtoi për të bërë një kurs aktrimi, duke shtuar se nuk do merrte kurrë avionin për një mashkull.

“Nuk është e vërtetë. Seveni është shumë bukurosh dhe djalë i mirë. Më ka ndenjur shumë afër në Amerikë, kaq, asgjë më shumë. Nuk ka pasur asgjë më shumë mes nesh, thjesht shoqëri. Tani të ardhmes nuk i dihet, por për momentin kështu jemi. Në Amerikë shkova për të bërë një kurs aktrimi. Është vendi i duhur besoj. Meqë kisha mundësi, thashë pse jo. Nuk shkova se kisha të dashur atje. Nuk do e merrja avionin kurrë për një mashkull,”– tha Kejvina.

Article Logic
Execution time: 0.0037879943847656