INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Në prag fejese? Elgiti poston këtë foto të ëmbël me Klea Hutën [FOTO]

Në prag fejese? Elgiti poston këtë foto të ëmbël me Klea Hutën [FOTO]

Publikuar më: 19:27 12-12-2017

Ata janë një nga çiftet më të dashur dhe më simpatikë për publikun. U munduan ta mbanin të fshehtë lidhjen e tyre, por pas një periudhe të konsiderueshme “iu dorëzuan” dashurisë dhe publikuan foton e përbashkët ku Elgiti e puth në ballë Klean.
Pasi janë fotografuar disa herë bashkë, Elgiti dhe Klea Huta ndoqën së bashku finalen e “Kënga Magjike”. Së fundmi Klea ka publikuar një foto në Instastory ku shfaqet dora e saj e majtë dhe pikërisht në gishtin e tretë në atë të fejesës vihet re një unazë.
Nuk e dimë nëse ata po fejohen apo thjesht kjo unazë është një që Klea ka vendosur ta ndajë me fansat, por një foto e fundit e postuar nga Elgiti na ka ngrohur zemrat.
Kompozitori i njohur vendosi të publikonte një foto të ëmbël me të dashurën e tij përkrah. Dy të rinjtë shfaqen shumë të dashuruar e të lumtur pranë njëri-tjetrit.

tatuzh.png

Article Logic
Execution time: 0.0038340091705322