INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ndalohet gjyqtari Shkëlqim Miri, iu gjetën në banesë 30 mln lekë

Ndalohet gjyqtari Shkëlqim Miri, iu gjetën në banesë 30 mln lekë

Publikuar më: 10:10 10-11-2017

Duket se Vettingu po troket në dyert e gjyqtarëve. Rreth 30 milionë lekë të reja iu gjetën mbrëmë në banesë gjyqtarit Shkëlqim Miri.

Pas kontrollit të banesës gjyqtari u ndalua nga policia dhe po mbahet në qeli.

Ndërkohë pritet të vendoset nëse do të jepet autorizim për arrestimin e gjyqtarit Miri apo jo.

Miri është gjyqtar i Gjykatës së Apelit në Tiranë dhe ish-anëtar i KLD-së.

Vendimi për kontrollin e banesës së gjyqtarit është dhënë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Article Logic
Execution time: 0.0036990642547607