INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mos bëni plane! Moti ka rezervuar surpriza këtë fundjavë…

Mos bëni plane! Moti ka rezervuar surpriza këtë fundjavë…

Publikuar më: 23:12 09-02-2018

Kjo fundjavë pritet që të jetë me reshje shiu dhe dëbore. Sipas meteoalb, duke filluar gjatë natës së sotme, e premte vranësira të dendura do mbulojnë të gjithë vendin duke sjellë reshje shiu gjatë gjithë së shtunës, në të gjithë territorin ndërsa reshje dëbore në 600 m mbi nivel deti.
Ndërsa e diela mbetet me vranësira por reshje më të pakta shiu e dëbore, kryesisht në Jug dhe zonat Lindore.
Temperaturat do të ulen me 2 – 3°C mesditën e së shtunës ndërsa e diela sjell një tjetër rënie me 2°C në të dy ekstremumet termike të ditës, duke luhatur vlerat e tyre nga –3°C në 12 – 13°C.

Article Logic
Execution time: 0.0036859512329102