INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Qeveria i ka lënë pa rroga, pedagogët denoncojnë skandalin dhe zbulojnë arsyet [FOTO]

Qeveria i ka lënë pa rroga, pedagogët denoncojnë skandalin dhe zbulojnë arsyet [FOTO]

Publikuar më: 22:06 09-02-2018

U denoncua ditën e djeshme nga deputetja e PD-së, Albana Vokshi, ndërkohë që ditën e sotme, vetë pedagogët kanë pranuar se kanë mbetur pa rroga. Jo vetëm ata, por e gjithë administrata e Universitetit të Tiranës, që nga muaji janar janë pa rroga.  Jemi më 9 shkrurt dhe ende nuk kanë dalë pagat e muajit janar të cilat duhet të kishin dalë me kohë.

Por më në fund pedagogët kanë ngritur zërin dhe kanë reaguar lidhur me këtë skandal në arsim. Fillimisht ishte zëvendës Dekani i Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë, Agron Gjekmarkaj, në një reagim zyrtar ka kërkuar shpjegime për këtë situatë të pa precedentë. Në shkrimin e tij Gjekmarkaj deklaron se kjo gjë ndodh, për arsye të mungesës së një VKM-je.
“Ne nje shtet demokratik kur ke nje kontrate pune rroga eshte nje e drejte e patjetersueshme nje detyrim ligjor i pakapercyeshem. Na thuhet se mungon nje VKM (vendim i keshillit te ministrave) sikur ajo te jete nje fatkeqsi natyrore, ortek, bore, shi, termet e pastaj cdo gje rregullohet po se kur e si askush nuk na e thotë”, shkruan ndër të tjera Gjekmarkaj.

Reagimi i plotë

Testi i nënshtrimit

Pedagoget e Universitetit te Tiranes nuk e kane marre ende rrogen e muajit Janar megjithese sot eshte data 9 shkurt. Askush nuk di te thote kur do ti marrim ato. Thuhet se mungese ka nje akt nenligjor nje gje e padegjuar qe ministrite duhet te bejne me njëra-tjetren, nje logjike absurde e padenje per tu marre ne konsiderate. Ky ngjan nje test nenshtrimi i Qeverise ndaj nje Universiteti (atij publik) i cili i ka bere rezistence projektit te saj per ta nenshtruar e perdhosur per interesat e saj klienteliste. Dje aktori Robert Ndrenika me te drejte fliste per litarin e bukes ne fyt. Sot litari po i shtrengohet trupes akademike ne te gjithe Shqiperine nga Shkodra ne Gjitokaster nga Vlora ne Korce. Ne nje shtet demokratik kur ke nje kontrate pune rroga eshte nje e drejte e patjetersueshme nje detyrim ligjor i pakapercyeshem. Na thuhet se mungon nje VKM (vendim i keshillit te ministrave) sikur ajo te jete nje fatkeqsi natyrore, ortek, bore, shi, termet e pastaj cdo gje rregullohet po se kur e si askush nuk na e thote.

Ne vend qe te japin shpjegime kancelaret hakerrehen ndersa pedagoget hyne ne vathe duke kaluar ne shtrungen e mjerimit. Sot te gjithe te shqetsuar e te tulatur pyesnin njeri tjetrin kur do ti marrim rrogat? Kemi shkollat kopshtet cerdhet e femijeve per te paguar. Sado akuza i kane bere parvenyte Universitetit Publik sado padrejtesi i jane bere me ligjin e arsimit te larte sado sulme me agjensine e akreditimit ai mbetet vatra kryesire e dihes dhe e mendimit ne kete vend. Personalisht druaj se po tentohet te nenshtrohet perfundimisht nepermjet testit te bukes sipas parimit hiqu buken shtoju drurin. Ndoshta qeveritaret nuk kane problem per rrogen mbase as qe e llogarisin…ndersa pedagoget po..jetojne me te e punojne per te ne kushte tejet te veshtira me sakrifica te panumerta. Ata nuk veshen firmato ndonese mund te deshironin. Ata nuk jane makina ore e bizhu luksi ndonese do tju pelqenin ata nuk bejne pushime as jashte as brenda packa se i enderrojne teksa sot lihen edhe pa rroge pa lek per buken e femijeve. Ata nuk merren me tendera vec me libra e me studente por renduar hallesh kane humbur instiktin e reagimit. Ne rendin skllavopronar edhe skllavi linte punen i njihej si e drejte kur nuk ushqehej. Profesorati i Universitetit Publik duhet te reagoje per nje te drejte themelore. Heshtja ne kete rast eshte pranim i nje poshterimi te pajustifikuar.

Kancelaret tane nuk duhet tu hakerrehen pedagogve duke ju tundur VKM e munguar por te bejne punen e tyre per te mbrojtuar interesat e Universitetit. Sot politika shqiptare e cila nuk e vuan mungesen e rroges zihet me pathos per cdo gje por nuk thote nje fjale per kete turp. Teston Qeveria hesht Opozita. Te dyja me gjase e duan te nenshtruar boten akademike teksa vete sherbehen nga shakllabane e bihude gjithefaresojt. Ne jemi ne prag te sezonit te provimeve dhe na lind e drejta te kerkojme mbeshtetjen dhe mirkuptimin e studentve per ta bllokuar kete proces derisa te paguhemi sic na takon. Personalisht i vej thirrje Kryeministrit te impenjohet per ta zgjidhur kete situate te denje vec per republikat e bananeve. Asnje kryeminister se ka bere kete, as adil carcani ne dhjetor 1990 kur studentet dhe pedagoget po e conin ate dhe ramixin drejt burgut, po kaq i drejtohem dhe Kryetarit te Opozites te flase per kete ceshtje sepse ky eshte shqetesim me i madh sesa deklaratat bajate qe lexojne deputetet e tij.kolegve te universitetit publik ju kujtoj se nese e pranoni kete situate do te thote se e meritoni ate e gjera me te renda do ju presim, duajeni veten me shume se c ju do qeveria.

Agron Gjekmarkaj

Zv Dekan i Fakuktetit Histori Filologji

Pas Gjekmarkaj ka reaguar edhe pedagogia e Universitetit të Gjuhë Letërsisë në Tiranë, Dhurata Shehri e cila në të njejtën linjë me zëvendës Dekanin, tregon se e gjitha kjo ka ndodhur për shkak të një VKM-je. Shehri me anë të një statusi në Facebook shkruan se sot është ndjerë e turpëruar dhe zbuloi se jo vetëm te Universiteti i Tiranës, por në të gjitha universitetet publike në Shqipëri, pedagogët nuk kanë marrë rrogat. 

“Kokëulur e heshtur po pranojmë një poshtërim që ndoshta e MERITOJMË nëse nuk reagojmë shpejt e fuqishëm”, përfundoi Dhurata Shehri.

Article Logic
Execution time: 0.0039381980895996