INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Olimpiada 'shkrin' Kim Jong-un, fton presidentin koreano-jugor për vizitë

Olimpiada 'shkrin' Kim Jong-un, fton presidentin koreano-jugor për vizitë

Publikuar më: 10:41 10-02-2018

Mesa duket Lojrat Olimpike shkrin akujt mes dy Koreve.

Lideri i Koresë së Veriut Kim Jong Un ka ftuar për një vizitë zyrtare në Phenian Presidentin e Koresë së Jugut. Ky do të ishte takimi i parë pas më shumë se një dekade mes liderëve të dy Koreve.

Ndërkohë, presidenti i Koresë së Jugut, Monn Jae-in ka pritur në një takim motrën me ndikim të udhëheqësit së Koresë së Veriut, Kim Yo-jong, në Pallatin Presidencial, në Seul.

Ky është delegacioni më i rëndësishëm i Veriut që viziton Jugun që nga koha e Luftës Koreane në vitet ’50.

Gjatë ceremonisë dy Koretë u paraqitën nën të njëjtin flamur.

Article Logic
Execution time: 0.0042679309844971