INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mercedes Benz na prezanton modelin e ri “S-class” për vitin 2018

Mercedes Benz na prezanton modelin e ri “S-class” për vitin 2018

Publikuar më: 16:43 09-01-2018

Marka Mercedes Benz është një prej familjeve të automobilave të cilat janë kthyer në simbol identifikues për Gjermaninë.

Makina të forta, luksoze dhe me performancë me 5 yje, këto mund të jenë fjalët kyçe të denja të cilat mund ta përshkruajnë më pak fjalë markën Mercedes Benz.

Sot kemi vendosur t’ju prezantojmë modelin e ri të vitit 2018, Mercedes Benz “S-class”.

Modeli “S-class” është lancuar zyrtarisht nga Mercedezi në vitin 1972 me modelin “S-class” W116.

E karakterizuar nga fortësia e shasisë dhe motorët e fuqishëm,  modeli “S-class” ka bërë histori me shitjet në tregun mbarë botërorë.

Ky model është identifikuar si një nga veturat më luksoze dhe të rehatshme në historinë e automjeteve.

Modeli “S-class” i vitit 2018 paraqet versionin e 7 të lancuar në historinë e këtij klasi në markën Mercedes-Benz.

Përsa i përket motorëve diesel versioni “S-class” paraqet dy modele, modelin 450 turbo me 6 pistona me cilindratë 3.0 me 340 kuaj fuqi dhe modelin 450 “4 matic” turbo me 8 pistona me cilindratë 4.0 me 362 kuaj fuqi.

Përsa i përket motorëve me benzinë versioni “S-class” paraqet tre modele, modelin 560 me dy turbo me 8 pistona, me cilindratë 4.0 me 463 kuaj fuqi, modelin S63 Amg me dy turbo, me 8 pistona, me cilindratë 4.0 dhe me 603 kuaj fuqi, modelin S65 Amg me ty turbo, me 12 pistona, me cilindratë 4.0 dhe me 630 kuaj fuqi.

Modeli “S-class” ka dy lloje transmisionesh automatik me 7 dhe 9 marsha, ka një monitor qendror prej 12.3 polësh dhe me full opsionet e komandave në timon.

Kabina është e sofistikuar me drita të cilat mund të performojnë në 64 ngjyra të ndryshme dhe ka një sistem audio prej 1520 vatësh.

Modeli “S-class” është i pajisur me sistem autopilot të vetë-kontrollit të makinës, pilot asistentë për uljen e shpejtësisë në rast rreziku dhe lajmërimin me sinjal audio dhe video për respektimin e sinjalistikave rrugore.

Çmimet për modelin “S-class” të vitit 2018 fillojnë nga 80 mijë euro për versionin e thjeshtë me motor 400 naftë dhe përfundon me çmimin e modelit S65 Amg prej 200 mijë euro.

 

dfl_3w4934.PNG

xfgb_0-34.PNG

serg_w34-.PNG

drpb_jw0-34_4.PNG

dfgp_0-w3.PNG

xdfgp_w3-_4.PNG

dtrpgi_w34.PNG

s-er_34.PNG

sdrpgi_w3.PNG

dpohi_w34_43.PNG

p0gi_-w34_3.PNG

se0-gti_w34-3.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0040519237518311