INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sapo jeni ndarë? Kujdes, bëni këto 7 gjëra sa më shpejt!

Sapo jeni ndarë? Kujdes, bëni këto 7 gjëra sa më shpejt!

Publikuar më: 12:12 09-01-2018
Ndarja për shumicën e njerëzve është e dhimbshme dhe nuk e keni idenë çfarë të bëni më pas.
Sipas një studimi nga “Journal of Personality and Social Psychology “, ja gjërat, sipas intv.al  që duhet të bëni për të rimarrë veten pas një ndarjeje:
1. Shmangni vendet e përbashkëta
Secili prej jush ka jetën e tij dhe prandaj duhet të tregoni kujdes në vendet që frekuentoni. Dihet që do keni vendetë përbashkëta, por mundohuni mos të ballafaqoheni me të. Është ende herët, ndoshta pasi të jeni gati për t’u përballuar, shkoni në këto vende.
2. Mos krijoni direkt një lidhje të re
Shumë njerëz nga frika e të qëndruarit vetëm, me personin e parë që njohin, direkt krijojnë një lidhje. Kjo do ju dëmtonte edhe më shumë, pasi ju po lidheni, sepse keni frikë nga vetmia, jo sepse vërtet ju pëlqen.
3. Kujdesuni më shumë për veten tuaj
Të duash veten tënde, është gjëja më kryesore që çdokush duhet ta bëjë. Nëse gjatë lidhjes, jeni privuar për të bërë diçka që  keni hobi, ka ardhur moment ta realizoni këtë gjë.
4. Çlironi veten 
Nëse më parë nuk jeni marrë me botën virtual, nëse keni dëshirë tani mund ta bëni. Krijoni miqtë tuaj virtualë nëse komunikimi me to do ju bëntë mirë.
5. Bëni bamirësi
Kjo gjë është sipas mundësive, por nëse dëshironi  ta bëni, nuk ka asgjë të keqe. Sipas ekspertëve, kjo  gjë i bën mirë shëndetit mendorë.
6. Flisni  me një terapist
Nëse karakteri juaj nuk po e përballon dot ndarjen, atëherë  bëni mirë të shkoni të flisni me një terapist. Kjo gjë do ju ndihmonte të nxirrnit jashtë, sipas intv.al enegjitë negative.
7. Ndryshoni pamjen e jashtme
Kjo gjë është fantastike, pasi do ju rritet më shumë vetbesimi. Ndryshimi që mund të bëni në pamjen  e jashtme, mund t’ju ndihmojë të ndiheni më mirë me veten tuaj.
Burimi: MSN
Përshtati: Anisa Bega
 
Article Logic
Execution time: 0.0022740364074707