INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kjo është mënyra më e mirë për t’u ndarë më partnerin. Ekspertët habisin!

Kjo është mënyra më e mirë për t’u ndarë më partnerin. Ekspertët habisin!

Publikuar më: 10:55 10-10-2017
Megjithëse ndarja mund të jetë më e keqja që mund t’ju ndodhë, por ndonjëherë është e nevojshme.
Marrja e vendimit për t'i dhënë fund një marrëdhënieje me dikë që ju respekton dhe kujdeset mund të jetë një ndër gjërat më të vështira. Duhet të gjeni mënyrën më të mirë për ta bërë atë duke minimizuar dëmtimin që do i shkaktoni.
 
Hulumtimet e reja nga Brigham Young University në Utah shikuan mënyrën më të mirë, ose shkencërisht më të mirë për t’u ndarë nga dikush pa shkaktuar tensione . Profesori gjuhësor Alan Manning dhe Nicole Amare nga Universiteti i Alabama të zbuluan se kur njerëzit marrin lajme të këqija, ata në thelb vetëm duan t’i marrin në mënyrën më të drejtpërdrejtë. Sipas tyre nuk është e nevojshme të dëgjojnë gjëra të zbukuruara më parë.
Me tej, Manning ka thënë: “ Dua të ndahem nga ty”, mund të tingëllojë shumë prekëse dhe jo e lehtë për t’u kapërcyer, por është më e mira.
Sipas studimit  vetëm disa sekonda personi tjetër do ndihet keq, më pas çdo gjë do shkojë në vendin e vet.
Nëse jeni drejt  fundit, absolutisht është mënyra  më e rehatshme.
Ky sondazh ka dalë në përfundimin se  lajmet e këqija duhet të përcillen në versionin e vërtetë edhe pse është  i pakëndshëm. 
Burimi: Elite Daily
Përshtati: Anisa Bega
Article Logic
Execution time: 0.0036699771881104