INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sapo jeni ndarë nga një lidhje e gjatë? Mos postoni këto gjëra në rrjetet sociale!

Sapo jeni ndarë nga një lidhje e gjatë? Mos postoni këto gjëra në rrjetet sociale!

Publikuar më: 13:09 03-04-2017
Ju që jeni ndarë nga një lidhje e gjatë duhet të keni kujdes me gjërat që postoni në rrjetet sociale.
Sipas intv.al nuk duhet të hidhni poshtë me një postim çdo gjë që keni kaluar së bashku. Sipas intv.al, edhe vipat njihen për postimet kundër ish-partnerëve. Ja disa prej postimeve që duhet të shmangni:
 
1. Rihanna pasi u përfol se u nda nga reperi Drake shkroi në adresën e saj në Instagram:  “Askush nga ishat e mi nuk janë të lumtur ose të martuar me atë që janë lidhur, prandaj nuk paskam qenë unë problemi”.
Si reagim Drake: “ Shumë drama, por do lutem për ty edhe në kohët më të vështira”.
Nuk është e nevojshme, ta di e gjitha bota, se ju urreheni, ku mund t’ja thoni personalisht këtë gjë njëri-tjetrit. 
2. “Nuk mund të lejoj të më ikësh, por as të mbaj pranë”.
Nëse shkruani diçka të tillë, ndërkohë që ishi juaj ju ndjek në instagram, kjo do i jepte shpresë për një rikthim. Ai, ose ajo do mendojë se ju jeni penduar dhe dëshironi të ktheheni sërish bashkë. 
3. “Karma është një bitch”
Ju mund ta urreni ishin tuaj, por mos e krahasoni me të gjithë, sepse jo të gjithë janë njësoj. Sipas intv.al duhet të mos i shqetësoni të tjerët me inatet që keni ndaj ish-it tuaj.
4. “ Duke u argëtuar ashtu si duhet”
Nëse postoni këtë foto, do dukeni keq, sepse po kërkoni të bini në sy te ishi juaj.  Mos e ulni veten tuaj.
Burimi: Your Tango
Përshtati: Anisa Bega
Article Logic
Execution time: 0.0036530494689941